Për shkak Walid Hamidit, Shkupi ka kërkuar të shtyjë ndeshjen

Për shkak Walid Hamidit, Shkupi ka kërkuar të shtyjë ndeshjen

Çështja Walid Hamidit ka bërë që Shkupi të kërkojë nga UEFA dhe nikoqirët e skuadrës Hegelman që të shtyjë ndeshjen që është planifikuar të luhet nesër. Futbollisti i Shkupit, Hamidi nuk është pajisur me vizë për të hyrë në Lituani, ndërsa nga tabori bardheblu kanë dalur edhe me një komunikate tjetër.

Komunikata e Shkupit:

Lidhur me problemin që ka lojtari ynë Ëalid Hamidi me marrjen e vizës, jemi informuar se kjo vonesë ka ndodhur për faktin se lojtari ynë është algjerian. Në botën e sotme është tragjikomike që një futbollist të pengohet apo të vonohet të marrë pjesë në një turne ndërkombëtar për një arsye të tillë. Ky është një turne ndërkombëtar dhe ky është lojtari ynë! Është për të ardhur keq që politika ka një efekt kaq negativ në futboll.

Nuk duhet harruar se është shumë e vlefshme që një futbollist të marrë pjesë në një organizim të tillë, për këtë kanë përgjegjësi ata që e pengojnë dhe ata që nuk e bëjnë detyrën e tyre.

Për shkak të këtij problemi të pakuptimtë me vizën, klubi ynë i dërgoi kërkesë UEFA-s për shtyrjen e ndeshjes, sepse kjo nuk është e drejtë për ne. Gjithashtu, në emër të klubit tonë, dëshirojmë të falënderojmë z. Bujar OSMANI, Ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe z. Servet Yardimci, anëtar i Bordit të Drejtorëve të UEFA-s, të cilët u përpoqën të na ndihmojë në këtë proces.

MARKETING