Struga TL në Lituani, nesër luan me Zhalgirisin

Struga TL në Lituani, nesër luan me Zhalgirisin

Skuadra e Struga Trim Lum është vendosur në Lituani, aty ku nesër do të luajë ndeshjen e xhiros së parë eliminatore për Ligën e Kampionëve kundër Zhalgirisit. Kampionët e vendit në tokën lituaneze arritën në orët e vona të mbrëmjes së diel, aty ku udhëtuan me linjë të rregullt nga Shkupi deri në Frankurt dhe më pas në Lituani. Struganët sonte do të zhvillojnë stërvitjen zyrtare, ku të përzgjedhurit e trajnerit Shpëtim Duro do ti kryejnë përgatitjet e fundit para kësaj sfide historike të tyre, ku luajnë për herë të parë në eliminatore e këtij kompeticioni. Lajm i mirë është se tekniku nga Tirana ka në dispozicion të gjithë futbollistët dhe pritet të zgjedh 11-shjen më të mirë që do të luajnë ndaj kampionëve të Lituanisë. Ndeshja ndërmjet Zhalgirisit dhe Strugës do zhvillohet nesër, duke nisur nga ora 18:00, përderisa ndeshja e kthimit aty ku do të vendoset edhe kualifikuesi për në raundin e dytë luhet me 18 korrik në Ohër.

MARKETING