Drejtoresha e Higjienës Komunale: Vepruam me sukses ndaj strukturave mafioze, tani funksionojmë pa problem

Drejtoresha e Higjienës Komunale: Vepruam me sukses ndaj strukturave mafioze, tani funksionojmë pa problem

Drejtoresha e “Higjiena Komunale”, Kosana Mazneva së bashku kryetaren e qytetit të Shkupit, sot kanë mbajtur një press-konferencë për të sqaruar situatën që po ndodhë në Higjienën Komunale, tash e tre ditë. Mazneva thotë se Ndërmarrja Publike, Higjiena Komunale-Shkup, është duke funksionuar normalisht dhe pa bllokime. Sipas Maznevës, bllokadat kishin për qëllim të minonin besueshmërinë e drejtimit të saj.
“Administrata e qytetit dhe “Higjiena Komunale” vepruan me sukses ndaj bllokimit të ndërmarrjes son nga strukturat mafioze, të cilat nuk lejuan asnjë punonjës të kryente detyrat e punës. Tani më që disa ditë, një grup i vogël të punësuar, të cilët më shume se 15 vite, (nëse nuk është më shume se kjo), e kanë mbajtur turnin e tretë në Ndërmarrjen Publike, në kundërshtim me ligjet dhe në kundërshtim me marrëveshjen kolektive,ndërsa një numër i madh prej tyre, aspak nuk janë paraqitur në vendin e tyre të punës dhe e bllokojnë punën e rregullt në ndërmarrjen”, ka thënë drejtoresha Kosneva, raporton SHENJA.

MARKETING