Arsovska: Struktura mafioze me ditë po bllokojnë punën e Higjienës Komunale

Arsovska: Struktura mafioze me ditë po bllokojnë punën e Higjienës Komunale

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka thënë se struktura mafioze tani më disa ditë po e bllokojnë punën e Higjienës Komunale, raporton SHENJA.

Ajo tha se bëhet fjalë për persona të cilët më shumë se 15 vite kanë punuar në ndërrimin e tretë në kundërshtim me ligjin dhe marrëveshjen kolektive.

Sipas saj, pjesa më e madhe e tyre nuk janë paraqitur në punë dhe nuk kanë kryer detyrat e tyre.

“Duhet të konstatoj se drejtoresha Mazneva kishte të drejtë kur thoshte se qytetarët e Shkupit për shkak kësaj dhune do të kenë pasoja dhe se do të paraqiten minj nëpër qytet, dhe kjo ndodhi. Shihni këto minj nga elitat politike si në koordinim menjëherë kërcyen dhe e shfrytëzojnë këtë situatë të cilën vet e kanë krijuar për pikë politike. Dje as institucionet nuk arritën ta zhbllokojnë këtë bllokadë”, tha Arsovska, raporton  SHENJA.

Ajo tha se për këtë arsye menjëherë është vendosur në funksion shtabi i krizës i cili ka për detyrë ta mirëmbaj higjienën në qytet dhe të njëjtit kanë dalë në teren dhe po punojnë në mënyrë aktive.

“Hgjiena komunale është kthyer në normalitet, po funksionon ndërrimi dhe shpresojmë që nga nesër do të punojë me kapacitet të plotë”, tha Arsovska.

MARKETING