Struga TL drejt Lituanisë për ndeshjen me Zhalgirisin

Struga TL drejt Lituanisë për ndeshjen me Zhalgirisin

Ekspedita e Struga Trim Lum ka udhëtuar drejt Lituanisë për ndeshjen e parë eliminatore të Ligës së Kampionëve që do ta luaj ndaj Zhalgirisit të martën. Kampionët e vendit kanë fluturuar drejt Frankfurtit nga aeroporti Shkupit që më pas në mbrëmje në ora 20:00 të arrijnë në Lituani. Në taborin e struganëve mbizotron një atmosferë shumë pozitive, ku të gjithë janë optimist për rezultat pozitiv edhe pse janë të vetëdijshëm për kualitetin e Zhalgirisit, me të përzgjedhurit e Shpëtim Duros që pritet të japin më të mirën nga vetja. Ndeshja Zhalgirisi – Struga Trim Lum do të luhet të martën, duke nisur nga ora 18:00, përderisa ndeshja e kthimit aty ku do të vendoset edhe kualifikuesi për në raundin e dytë luhet me 18 korrik në Ohër.

MARKETING