22 vjeçari nga Spanja mbytet në pishinë në Manastir

22 vjeçari nga Spanja mbytet në pishinë në Manastir

Një djalosh i moshës 22 vjeçare nga Spanja pasdite është mbytur në pishinën e hapur në Manastir, shkruan TV Telma.
Fatkeqësia ka ndodhur rreth orës 17:00, ndërsa kanë qenë të pasuksesshme tentimet nga mjeket e ndihmës së shpejtë për ta reanimuar, pas çka është konstatuar vdekja tek shtetasi spanjoll i cili ka qenë për vizitë në Manastir.
Policia ka kryer hetim në vend ngjarje, ndërsa trupi me urdhër të prokurori publik është dorëzuar për obduksion, për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat që kanë quar deri tek kjo ngjarje tragjike. /SHENJA/

MARKETING