LSDM: Mickoski po mbron krimin e VMRO-DPMNE-së

LSDM: Mickoski po mbron krimin e VMRO-DPMNE-së

Rasti i fundit “feniks” e vërtetoi krimin e VMRO-DPMNE- së dhe tregoi se Mickoski po e mbron atë krim përmes Shkupit 2014, në vend që të kërkojë përgjegjësi nga të gjithë ata që do të dëshmohet se kanë shkelur ligjin, akuzojnë nga LSDM.

MARKETING

Description of image

“Pastruesi më i madh i parave i VMRO-DPMNE-së është Shkupi 2014, është një krim ultra i përmasave të papara. Por Shkupi 2014 është vetëm një pjesë e krimit të kësaj partie.

Vendimet e shumta gjyqësore me burgim afatgjatë, qindra të dënuar aktualë dhe ish-funksionar të OBRM-PDUKM-së, përfshirë edhe për bashkim kriminal, janë pjesë e krimit të konfirmuar nga gjykatat kompetente.

Edhe Pallati i Bardhë, selia e VMRO-DPMNE-së, u fitua përmes krimit, në kurrizin e qytetarëve.

Për çfarë e akuzuan Mickoskin të dyshuarit, ish-zyrtarë të lartë të DPMNE-së, pra ai i mbron? Pse nuk kërkoi llogari nga të gjithë dhe zbardhjen e plotë të të gjitha rasteve të mundshme?”, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së./Telegrafi/

MARKETING