Real Madridi zyrtarizon talentin e madh turk, Arda Guler

Real Madridi ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit të talentuar 18-vjeçar, Arda Guler.
Klubi spanjoll ka arritur marrëveshje me Fenerbahcen për transferimin e njërit prej perspektivave më të mëdha të futbollit botëror.
Guler sivjet ka luajtur me ekipin e parë të Fenerbahces dhe ka pasur paraqitje të shkëlqyeshme si mesfushor me tipare ofanzive. Është pjesë e përfaqësueses seniore të Turqisë.
Guler ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2029 me madrilenët.
Reali i pagoi Fenerbahces 20 milionë euro dhe bonuse.
Barcelona ishte parë si skuadra që mund ta transferonte Gulerin, por ditëve të fundit, ai vendosi për Real Madridin.