Damir Ibriç do të jetë drejtor i ri sportiv i Shkupit

Damir Ibriç do të jetë drejtor i ri sportiv i Shkupit

Zhvillime të reja te FC Shkupi. Pozita e Drejtorit Sportiv e mbetur zbrazur prej kur u largua Omer Bunjaku, më në fund plotësohet me një pasues.

Damir Ibriç edhe zyrtarisht është drejtor i ri sportiv i FC Shkupit.

“Jam i lumtur që vi në një klub me traditë, klub me tituj kampioni dhe kupe si dhe që ka një organizim mjaft të mirë., ekip i cili në çdo vit ka synim të jetë pretendent për titull dhe pjesëmarrje në garat evropiane. Do të punojmë që të arrijmë suksese edhe më të mëdha, të futemi në grupet e ndonjë gare evropiane dhe të regjistrojmë suksese edhe më të mëdha”, thuhet në deklaratën e Ibriçit të postuar në web faqen e Shkupit.

Damir Ibriç karrierën si futbollist e ka mbyllur në vitin 2017, që më pas të vazhdojë të punojë si ndihmës trajner për katër vite dhe dy vite të tjera si drejtor sportiv te skuadra e njohur turke Malatyaspor.

MARKETING