77 kursistë e pëfundojnë me sukses kursin e gjuhës arabe
Fondacioni i Civilizimit Islam (FOCIC) ndau çertifikatat e përfundimit të kurseve të gjuhës arabe, i cili është organizuar në bashkëpunim me Institutin Arsimor të Gjuhës Arabe në Stamboll të Turqisë – AKDEM dhe Lingua Star – Tetovë.
Ky takim u realizua në prani të ushtruesit të detyrës së Ambasadorit të shtetit të Katarit në RMV Z. ْXhasim el Gamidi, kryetarit të FOCIC-it, Dr. Benjamin Idriz, zëvendëskryetarit, Prof.Dr. Adnan Ismaili, koordinatorit të kurseve të gjuhës arabe, Mr. Bekim Sulejmani, si dhe profesorëve të gjuhës arabe, Dr. Amel Kurtishi, Dr. Ziber Lata. Të gjithë kursistët që kanë kryer me sukses nivelet përkatëse morën Çertifikata dhe dhuratë nga një libër.
Programi për mësimin e gjuhës arabe zhvillohet në Shkup, në Tetovë dhe në Kumanovë. Këto kurse i kanë vijuar gjithsej 77 kursistë në katër nivele të ndryshme.
Pas ndarjes së çertifikatave dhe dhuratave, u bisedua edhe për vazhdimin e kurseve në nivele më të larta.