Frattesi pranë Interit, agjenti i mesfushorit takohet me “zikaltërit”

Frattesi pranë Interit, agjenti i mesfushorit takohet me “zikaltërit”

Davide Frattesi është gjithmonë e më pranë kalimit te Inter.

Mediet italiane raportojnë se marrëveshja mes “zikaltërve” dhe Sassuolos, klubit që ka në pronësi kartonin e mesfushorit është arritur.

Më tej bëhet me dije se tashmë kanë mbetur për t’u mbyllur vetëm formalitetet e Inter me Frattesin.

Agjenti i mesfushorit, Giuseppe Riso, zhvilloi pasditen e kësaj të marte takim me drejtuesit e “zikaltërve”, ndërsa bëhet me dije se bisedimet janë në rrugën e duhur.

 

MARKETING