Laporta: Barcelona do ta paguajë pagën e Messit deri në 2025-ën

Laporta: Barcelona do ta paguajë pagën e Messit deri në 2025-ën

Presidenti i Barcelonës Joan Laporta zbuloi se edhe pse Lionel Messi nuk është më lojtar i “Blaugranave” katalanasit do të vazhdojnë të paguajnë pagën e tij deri në vitin 2025.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Laporta theksoi se klubi i Barçës është duke vuajtur pasoja e drejtuesve të mëparshëm dhe që ende paguan paga të lojtarëve që nuk luajnë më për ta, siç është rasti i yllit argjentinas.

Ne kemi ende pagesa të papaguara me Messin që përfundojnë në vitin 2025. Ky është rezultat i marrëveshjeve me menaxhmentin e mëparshëm”-deklaroi Joan Laporta.

 

MARKETING