Arabët konkretizojnë ofertën për Buffon, shifra marramendëse për 45-vjeçarin

Arabët konkretizojnë ofertën për Buffon, shifra marramendëse për 45-vjeçarin

Gianluigi Buffon ka edhe një vit kontratë të mbetur me Parmën, megjithatë në këtë moment 45-vjeçari po reflekton mbi të ardhmen. Gardiani veteran i portës duket pa energji pasi dështoi në këtë sezon nga Play-Off-i në objektivin për të rikthyer Parmën në Serie A dhe për të luajtur edhe njëherë të fundit në elitë me klubin që e promovoi kur ishte ende një adoleshent.
Buffon po mendon më shumë se kurrë të tërhiqet përfundimisht nga futbolli, por ka në tavolinë edhe një tjetër opsion. Të transferohet në Arabinë Saudite, aty ku emrin e tij e vlerësojnë së tepërmi sheikët.

MARKETING