Cesc Fabregas njoftoi pensionimin e tij si futbollist aktiv

Cesc Fabregas njoftoi pensionimin e tij si futbollist aktiv

Me një arkiv impresionues trofesh të fituar, Cesc Fabregas lajmëroi në moshën 36-vjeçare lamtumirën ndaj futbollit të luajtur. Ish-futbollisti i Barcelonës bëri të ditur gjithçka nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale, ku shkruan:

“Me trishtim të madh, erdhi momenti për të varur këpucët në gozhdë. Do të ruaj çdo moment, që nga ditët e para te Barcelona, tek Arsenali, te rikthimi në “blaugrana”, te Chelsea, Monaco dhe në fund te Como.

Që nga Kupa e Botës, Europiani, fitoret në Angli, Spanjë, triumfi me trofetë europianë, ka qenë një udhëtim që nuk do ta harroj kurrë.

Të gjithë atyre që më kanë ndihmuar, shokëve të mi të skuadrës, trajnerëve, drejtuesve, presidentëve, pronarëve, tifozëve dhe agjentit tim, gjithë familjes time, që nga prindërit e mi e deri te motra, bashkëshortja ime dhe fëmijët e mi, që më kanë dhënë gjithmonë këshilla duke më treguar udhën, kundërshtarëve me të cilët kam ndarë beteja të mëdha në fushë: faleminderit që më keni bërë më të fortë!”

Janë këto fjalët e spanjollit që e mbylli karrierën në Serinë B italiane me Comon, aty ku do të qëndrojë si trajner i skuadrës së të rinjve, dhe skuadrës B ku veç të tjerash zotëron edhe një pjesë aksionesh të klubit.

MARKETING