Zyrtare: Kai Havertz nënshkruan me Arsenalin

Zyrtare: Kai Havertz nënshkruan me Arsenalin

Kai Lukas Havertz ndryshon “anën” në derbin e Londrës. 24-vjeçari gjerman largohet nga Chelsea dhe nënshkruan me Arsenalin.

“Topçinjtë” do të paguajnë 70 milionë euro, plus pesë në formë variablash për transferimin e ish-lojtarit të Bayer Leverkusenit.

Havertz u transferua në “Stamford Bridge” në vitin 2020 pasi pagoi 80 milionë euro. Ai largohet nga Chelsea me 139 ndeshje, 32 gola dhe 15 asistime.

Në memorien e “Topçinjve” do të mbetet goli ndaj Manchester City-t (0-1) që u dha “bluve” Champions League të dytë në historinë e tyre.

Ai shënoi edhe golin që i fitoren Chelsea-t, në kohën shtesë, në finalen e Kupës së Botës për Klube kundër Palmeiras (2-1).

 

MARKETING