BFI e përgëzon Qeverinë nëse ka tërhequr ligjet e diskutueshme të kodit civil

BFI e përgëzon Qeverinë nëse ka tërhequr ligjet e diskutueshme të kodit civil

Bashkësia Fetare Islame njofton besimtarët dhe opinionin publik se qëndrimi i saj rreth propozim ligjeve të kodit civil, të cilat kanë hapur debat ditëve të fundit, mbi të gjitha është mbrojtja e vlerave tradicionale familjare si në strukturë ashtu edhe në moral.
“Mbrojtja e familjes dhe gjenit njerëzor është parim bazë nga i cili nuk mund të distancohemi, sepse kjo është bërthama e shoqërisë së shëndoshë. BFI edhe më herët doli me qëndrim se mbështet vendimin e gjithë krerëve të bashkësive fetare në vend, i cili doli si rezultat i mbledhjes së përbashkët me datë 07.05.2023, me ç’rast u theksua se ligjet në fjalë që janë në kundërshtim me parimet fetare nuk do të përkrahen”, thuhet në Komunikatën e BFI-së.

Nga ky institucion theksojnë se ata historikisht, në të kaluarën, aktualisht dhe në të ardhmen, gjithnjë do të qëndrojë në mbrojtje të vlerave: fetare kombëtare, morale dhe shpirtërore, sepse mbrojtja e këtyre vlerave është obligim fetar për mbrojtjen e shoqërisë njerëzore.

“Çdo një nismë, çdo një ide apo parim juridik që bie ndesh me natyrën njerëzore, për BFI-në është e papranueshme. Në bazë të informacioneve që kemi ligjet e diskutueshme në Parlament, janë tërhequr nga procedurat e mëtejmë dhe për këtë e përgëzojmë Qeverinë që ka ndërmarrë një hap të tillë”, thuhet në komunikatën e BFI-së.

MARKETING