Perez udhëton drejt Francës, mbyllet çështja Mbappe?

Perez udhëton drejt Francës, mbyllet çështja Mbappe?

Një vit pas ecurisë së pabesueshme që përfundoi me qëndrimin e Mbappe në Paris me një kontratë joreale, emri i yllit francez është ende më i nxehtë në tregun e transferimeve të këtij viti me Realin gati për lëvizjen e madhe.

Ndonëse prej disa javësh nga ana e “merengëve” ata mohuan zërat përkatës, tashmë ditët e fundit skena ka ndryshuar edhe në Paris.

Madje, mediat franceze raportojnë se prania aktuale e Florentino Perez në Kanë për dasmën e Thibaut Courtois lidhet edhe me zhvillimet e mundshme në çështjen Mbappe, të cilës presidenti i Realit kërkon t’i japë fund menjëherë.

MARKETING