Akademia Pandev zyrtarisht ribrendohet në “Brera Strumica”

Akademia Pandev zyrtarisht ribrendohet në “Brera Strumica”

Nga sot skuadra e Akademia Pandevit do të garojë me emrin e ri “Brera Strumica”. Pas plotësimit të gjitha kushteve të kërkuara nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut, klubi nga Strumica është ribrenduar edhe zyrtarisht. Ekipi i ish futbollistit të njohur nga vendi jonë, Goran Pandev përmes rrjeteve sociale ka njoftuar ribrendimin dhe ka shpjeguar detajet. 90% aksioneve janë blera nga kompania e njohur “Brera Holding”, ku kanë vendosur edhe logon e tyre, ndërsa anash në të dyja anët janë vendosur logoja e klubit të Pandevit dhe logoja e Komunës së Strumicës. Goran Pandevi do të vazhdojë të mbetet president i klubit pas zgjedhjeve të bordit të drejtorëve. Ata kanë paralajmëruar se do të punojnë në përmirësimin e infrastrukturës ne qytetin e Strumicës si dhe objektivi i tyre do të jenë talentët e rinj. Sezonin e ri në elitë, “Brera Strumica” do ta nis me trajner italian.

MARKETING