Prapaskena, Tare u propozua si pauses i Maldini-t në Milano

Prapaskena, Tare u propozua si pauses i Maldini-t në Milano

E përditshmja romane “Il Messaggero”, ka bërë me dije ditën e djeshme prapaskenën e bujshme në lidhje me Igli Taren. Sipas gazetës në fjalë shqiptari, pas largimit nga posti o drejtorit teknik në Romë, ka qenë shumë pranë transferimit në një tjetër klub të madh italian.

Thuhet se Igli Tare është konsideruar nga pronarët e Milani-t si pasuesi ideal i dyshes Maldini-Massara. Deri më tani nuk është mësuar asgjë më shumë mbi këtë prapaskenë.

“Gazzetta dello Sport” ka bërë me dije se Igli Tare nuk përjashton mundësinë e vazhdimit të karrierës në Gjermani. Shqiptari ka kontakte të shumta në vendin në fjalë ku ka luajtur për disa vite me formacione si Karlsruher SC, Fortuna Düsseldorf dhe FC Kaiserslautern.

MARKETING