Antoine Griezmann drejt Al Nassr, për të formuar dyshen me Ronaldon!

Antoine Griezman mund të jetë një tjetër transferim i zhurmshëm i një futbollisti, te një ekip i Arabisë Saudite.

Sipas një gazetari të “FootMercato”, anëtarët e administratës së Al Nasr janë takuar me menaxherin e sulmuesit francez, me synimin për ta bindur atë të bëhet shok skuadre me Cristiano Ronaldon.

Kontrata e sulmuesit 32-vjeçar me Atletico Madrid ka një klauzolë lirimi prej 25 milionë euro, një shumë që sauditët mund ta mbulojnë.

Këtë vit Griezmann bëri 42 ndeshje dhe 16 gola e 19 asistime në të gjitha garat për Rojiblancos dhe ishte një nga lojtarët më të mirë të sezonit për skuadrën e Diego Simeone.

MARKETING