Edon Zhegrova në radarin e Napolit

Edon Zhegrova në radarin e Napolit

Napoli është duke kërkuar për zëvendësuesin e Hirving Lozanos, dhe ka identifikuar katër lojtarë, duke përfshirë këtu edhe yllin kosovar, Edon Zhegrovën.

Prioriteti kryesorë i Napolit për ta zëvendësuar Lozanon është ylli i Real Sociedadit, Takefusa Kubo, i cili sezonin që lamë pas regjistroi nëntë gola dhe shtatë asistime në 35 ndeshje të La Ligas.
Por, në rast se transferimi i Kubos dështon, Napoli do të kthejë sytë nga ylli kosovar, Edon Zhegrova.
Në sezonin e kaluar, Edon Zhegrova arriti të bëjë 25 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar katër gola dhe pesë asistime mbi emrin e tij.

MARKETING