Nderim Nexhipi largohet nga Ballkani, kampionët shpjegojnë arsyet!
Një largim i papritur ka ndodhur te kampionët e Superligës së Kosovës në futboll, Ballkani.
Drejtori sportiv i klubit, Nderim Nexhipi është larguar zyrtarisht nga klubi suharekas.
Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e “portokallezinjve” në rrjetet sociale.
Sipas njoftimit, Nexhipi është ndarë me dy herë kampionët e Kosovës për shkaqe familjare.
“Në koordinim të dyanshëm, klubi e ka pranuar kërkesën e drejtorit sportiv, Nderim Nexhipi, që për shkaqe familjare, nuk mundet të vazhdojë qëndrimin e mëtutjeshëm në Kosovë. Duke e falenderuar për kontributin e çmuar në rrugëtimet tona të suksseshme, për të FC Ballkani gjithmonë do të mbetet një shtëpi e hapur” – thuhet në njoftimin e Ballkanit.