Mevlan Murati, lojtar i ri i Rabotniçkit
Mevlan Murati zyrtarisht ështqë futbollisti më i ri i ekipit të Rabotniçkit. 29 vjeçari ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me “Romantikët”, teksa pritet të jetë vlerë e shtuar në repartin e mbrojtjes.
Murati sezonin e kaluar ka zhvilluar 24 ndeshje me fanellën e Shkëndijës, prej të cilave 18 në kampionatin vendor dhe 6 në arenën ndërkombëtare.
Kujtojmë që Murati ishte pjesë e gjeneratës së artë të shpresave të Maqedonisë të cilët në vitin 2017 morën pjesë në Kampionatin Evropian deri në 21 vjeç.