E skualifikuan 4 ndeshje europiane, Mourinho trondit UEFA-n me vendimin e marrë

E skualifikuan 4 ndeshje europiane, Mourinho trondit UEFA-n me vendimin e marrë

Në përgjigje të pezullimit me katër ndeshje në Kupat e Europës, trajneri i Romës, Josè Mourinho, ka vendosur të tërhiqet nga Bordi i Futbollit i UEFA-s, organi i propozuar dhe ngritur nga Zvonimir Boban, kreu i UEFA-s për futbollin, për të sugjeruar propozime dhe ide për përmirësimin e këtij sporti përmes rregullave të reja.

Vendimi i tij iu komunikua me email Bobanit, i cili drejton Bordin e Futbollit: “I dashur Boban, duke ju falënderuar që më keni ftuar të jem anëtar i Bordit të Futbollit, më vjen keq t’ju informoj se do të heq dorë nga pjesëmarrja ime në këtë grup me efekt të menjëhershëm.

Kushtet në të cilat besoja shumë kur u bashkova me këtë projekt nuk ekzistojnë më, ndaj jam i detyruar ta marr këtë vendim. Ju lus që vendimin tim t’ia komunikoni edhe presidentit Ceferin”.

Dënimi i Mourinho nga UEFA

Goditje për José Mourinhon, pas përplasjes me Anthony Taylor dhe fjalëve plot “zjarr” kundër arbitrit anglez, i cili e gjykoi në finalen e humbur ndaj Sevilla në “Europa League” më 31 maj, në Budapest. Organi disiplinor, i etikës dhe kontrollit i UEFA-s vendosi ta pezullojë trajnerin e Romës, José Mourinho për 4 ndeshjet e ardhshme në kompeticionet europiane të klubeve.

Shkaku i dënimit? Portugezi ka përdorur gjuhë fyese ndaj një zyrtari të ndeshjes. Konkretisht, organi disiplinor, i etikës dhe kontrollit i UEFA-s ka gjobitur Romën me 50 mijë euro dhe i ka ndaluar t’iu shesë bileta tifozëve të saj për ndeshjen e radhës në kompeticionet europiane.

Shkaku? Për ndezjen e fishekzjarreve, hedhjen e objekteve dhe shqetësim i publikut në stadium. Klubi verdhekuq do të duhet të kontaktojë edhe Federatën Hungareze të Futbollit brenda 30 ditëve për të eliminuar dëmet e shkaktuara nga tifozët e saj në stadiumin ku u luajt finalja e “Europa League”. Një gjobë tjetër prej 5.000 eurosh erdhi edhe për sjellje të pahijshme të ekipit verdhekuq.

MARKETING