LSDM: Vetëm partitë bullgare, Mickoski dhe Apasievi kundërshtojnë rezolutën e Bundestagut

LSDM-ja ka vlerësuar se vetëm partitë nga Bullgaria dheVMRO-ja dhe Partia E Majta e Apasievit janë kundër Rezolutës së Bundestagut.

“Pasi u bë e qartë se Mickoski nuk ka lobuar për Rezolutën e Bundestagut Gjerman, OBRM-PDUKM filloi ta pështyjë. Çfarë është në Rezolutën e miratuar, për të cilën vetëm VMRO dhe E Majta dhe partitë nga Bullgaria e sulmojnë: “Bundestagu gjerman njeh kulturën, identitetin dhe gjuhën maqedonase. Në Bashkimin Evropian, i cili karakterizohet nga një diversitet i madh i gjuhëve dhe kulturave, gjuhët janë pjesë integrale e trashëgimisë sonë të përbashkët kulturore”, theksojnë nga LSDM.

Nga LSDM pyesin se cili është interesi i përbashkët i VMRO-së me partitë nga Bullgaria.

“Diversiteti gjuhësor praktikohet në shumëgjuhësinë e programeve dhe në punën e institucioneve. Gjuha dhe kultura maqedonase do ta pasurojnë edhe më shumë këtë diversitet. Bashkimi Evropian ruajtjen dhe mbrojtjen e kësaj pasurie e konsideron si një nga detyrat e tij më të rëndësishme”, shtojnë nga LSDM.

MARKETING