Lewandowski: Nuk më interesojnë milionat e Arabisë Saudite, dua ta mbyll karrierën te Barcelona

Lewandowski: Nuk më interesojnë milionat e Arabisë Saudite, dua ta mbyll karrierën te Barcelona

Robert Lewandowski betohet për besnikëri karshi Barcelonës në vitet e ardhshme, duke reflektuar edhe mbi një “pensionim” të mundshëm nga futbolli pikërisht aty. Sulmuesi polak duket se e ka gjetur dimensionin e tij në Spanjë, duke lënë pas muajt e vështirë në përvojën e fundit në Bundesligë:

“Dalja në ‘pension’ është më afër se larg sot, do ta mendoj në fund të kontratës, – tha ai për “Canal + Sport”. – Sidoqoftë, jam i bindur për një gjë: do të doja ta përfundoja karrierën time këtu, te Barcelona. Nuk më intereson Arabia Saudite, ndihem mirë në këtë ekip, ashtu si familja ime në qytet. Po kalojmë shkëlqyeshëm”.

Pasi mbërriti në një realitet të ri si ai i futbollit spanjoll, Lewandowski mundi të përshtatej menjëherë me La Liga-n. Në fakt, polaku shënoi 23 gola dhe shërbeu 7 asiste në 34 paraqitje vetëm në kampionat me fanellën blaugrana.

Performancë përtej çdo pritshmërie që vetë lojtari nuk do ta kishte imagjinuar kurrë: “Nuk prisja të shënoja shumë gola (33 në të gjitha garat), ndjeva se duhej të fokusohesha në diçka tjetër te Barça. Doja të isha i rëndësishëm si brenda, edhe jashtë fushës”.

Më pas për trajnerin Xavi: “Ai i ka idetë e qarta dhe është shumë i mirë për ta çuar përpara Barcelonën. Është një trajner i madh, edhe sepse gjithmonë e di se çfarë i nevojitet skuadrës”.

MARKETING