Zyrtare: N’Golo Kante, lojtar i ri i Al Ittihad

Zyrtare: N’Golo Kante, lojtar i ri i Al Ittihad

N’Golo Kante do të jetë pjesë e kampionëve të Arabisë Saudite. Mesfushori francez është zyrtarisht një lojtar i Al Ittihad, në një marrëveshje rekord prej së cilës lojtari do të përfitojë rreth 100 milionë euro. Pas 7 vitesh Kante largohet nga Chelsea dhe bashkohet me bashkëkombasin e tij, Karim Benzema, i cili u transferua tek Al Ittihad pak ditë më parë.

32-vjeçari ka nënshkruar për 4 vite dhe i shtohet listës së gjatë të transferimeve në javët e fundit nga Europa drejt Arabisë. Futbollisti është zyrtarizuar si lojtar i Al Ittihad, megjithatë ai pritet që të prezantohet në korrik.

Mesfushori i bën nder Chelseat, që i duhet të rregullojë bilancet financiare, për të mos rrezikuar sanskione. “Blutë e Londrës” kanë bërë shumë shpenzime e janë të detyruar që të bëjnë disa shitje dhe Arabia Saudite është destinancioni që i jep frymëmarrje, pasi pritet që të ketë të tjerë emra nga Chelsea që transferohen në Arabi.

MARKETING