Zekirija Ramadani zyrtarizohet në Medine të Arabisë te Uhudi

Zekirija Ramadani zyrtarizohet në Medine të Arabisë te Uhudi

Pas Benzemas, Kantes e shumë yjeve të mëdha botërorë që bashkohen me Ronaldon në futbollin e Arabisë Saudite, rrugën e njejtë e ndjek edhe një shqiptar.

Trajneri shkupjan Zekirija Ramadani do të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite. Pas sukseseve në futbollin kosovar ku mes tjerash ka tre tituj kampion me tre ekipe të ndryshme, Zeko Ramadani vendos të bëjë hapin e madh duke zgjedhur një distancë të largët. Uhudi i Medines në Arabinë Saudite është ekipi i ri i Ramadanit. Lajmi është zyrtarizuar nga vetë FC Uhudi (Ohood) që i bëjnë një prezantim të detajuar Zekos.

Skuadra e re e shkupjanit luan në kategorinë e dytë të futbollit arab, ndërsa ka ambicie të ngjitet në elitë. Ramadani te Uhudi shkon pasi së fundmi me Gjilanin siguroi dalje në Evropë. Më herët ka punaur me Prishtinë, Feronikelin, Trepçën në Kosovë, Flamurtarin e Vlorës në Shqipëri dhe FC Shkupin në Maqedoni.

Redaksia e portalit Sportmania uron Zekirja Ramadanin për këtë lëvizje, duke i uruar shumë sukses në avanturën e re.

 

 

MARKETING