ASH mirëpret shpalljen non grata të Ramiz Merkos nga SHBA-të

Më poshtë e gjeni reagimin e plotë të Aleancës për Shqiptarët:

Dy vite pas firmosjes nga Presidenti Biden i urdhrit ekzekutiv për zgjerimin e sanksioneve amerikane për të përfshirë si shkak edhe korrupsionin, Departament i Shtetit shpalli sot non grata Ramiz Merkon, Kryetar i Komunës së Strugës dhe anëtar i Kryesisë së BDI-së.

Sipas Departamentit të Shtetit, Merko është përfshirë në korrupsion domethënës, duke përvetësuar fonde në mënyrë të paligjshme dhe ka ndërhyrë në procese gjyqësore dhe procese të tjera publike. Si pasojë, atij dhe familjes së afërt u ndalohet hyrja në SHBA.

Ky përcaktim i sotëm është një sinjal që ka potencialin për të rikthyer shpresën në Maqedoninë e Veriut. Nga sot, SHBA-të dëshmuan se askush nuk është i paprekshëm. Përgëzojmë Ambasadoren Aggeler për konsistencën e saj dhe paralajmërimin se do të ketë përcaktime tjera gjatë këtij viti.

Korrupsioni duhet të ketë pasoja, por shpalljet non grata nuk mjaftojnë. Ramiz Merko duhet të japë dorëheqje të menjëhershme, ndërsa BDI duhet të distancohet nga anëtari i saj i Kryesisë. Prokuroria për ndekje të korrupsionit duhet të hapë lëndë ndaj Merkos për të garantuar llogaridhënie të plotë në lidhje me akuzat e Departamentit të Shtetit Amerikan dhe për të ndarë drejtësinë.

MARKETING