Struga për të shkruajtur historinë, njihuni me rivalin lituanez të ekipit shqiptar

Struga për të shkruajtur historinë, njihuni me rivalin lituanez të ekipit shqiptar

Struga do të përballet në raundin e parë të Champions League me skuadrën lituaneze ZalgirisEkipi shqiptar që drejtohet nga tekniku kryeqytetas Shpëtim Duro do të ketë një rival të vështirë në letër, por jo të pamundur. Sezonin e kaluar skuadra e Zalgiris ishte ekipi që eliminoi në raundin e parë të Champions League një tjetër ekip shqiptar, Kampionët e Kosovës Ballkanin. Skuadra e Ilir Dajës u përball denjësisht me lituanezët. Zalgiris avancoi më tej vetëm në kohën shtesë falë një goli në minutën e 97-të.

Më tej në raundin e dytë lituanezët kaluan më sukses edhe suedezët e Malmos, ndërsa në raundin e tretë u eliminuan nga Bodo Glimit. Në Play-Off-in e Europa League, Zalgiris nuk mundi t’i bëj ballë Ludogorets, megjithatë lituanezët kishin siguruar pjesëmarrjen në grupet e Conference League, aty ku e mbyllën në vendin e fundit me vetëm 5 pikë të siguruara. Në grupin H, Zalgiris u përballë me skuadrat e Slovan Bratislavës, Bazelin dhe Pyunik Yerevan.

Për sa i përket vlerës së skuadrës lituaneze në sajtin e specializuar “Transfermarkt”, skuadra e Zalgiris nuk e kalon shumën e tetë milionë eurove.

Në anën tjetër, Struga do të tentojë të shkruaj historinë me një trajner ekspert si Shpëtim Duro. Tekniku kryeqytetas bëri mirë edhe me Laçin sezonin e shkuar aty ku kaloi në raundin e parë të Conference League skuadrën e Iskra, ndërsa më tej kurbinasit u eliminuan nga Petrocub.

Në historinë e klubit Struga ka luajtur vetëm një herë në Europë, në sezonin 2021/2022 në raundin e parë të Conference League, aty ku u eliminuan nga Liepaja. Tani skuadra shqiptare do të tentojë të shkruaj sërish historinë pas fitimit të titullit kampion. Struga, ndeshjen e parë përballë Zalgiris do ta luaj në Lituani, me sfidën që do të zhvillohet me 11 korrik, ndërsa 1 javë më pas kualifikimi do të vendoset në Maqedoninë e Veriut.

MARKETING