Nkunku, lojtar i ri i Chelseat
Tashmë nuk ka më dyshime, sulmuesi francez Christopher Nkunku është një lojtar i Chelseat. Këtë lajm e ka bërë të ditur klubi anglez me një postim në rrjetet sociale.
“Bomberi” francez kishte një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh e cila u pagua nga Chelsea për ta bërë të mundur këtë transferim Kontrata e ish-lojtarit të Leipzig dhe PSG-së me klubin anglez të Chelsea do të jetë deri në qershor të vitit 2029.
Nkunku is a Blue! 🔵 pic.twitter.com/NASfDOG0Xg
— Chelsea FC (@ChelseaFC) June 20, 2023