Guardiola për Gundogan: Duam ta mbajmë, por e di që Xavi po e thërret shumë

Guardiola për Gundogan: Duam ta mbajmë, por e di që Xavi po e thërret shumë

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e ka pranuar se ata po luftojnë me Barcelonën për të mbajtur kapitenin Ilkay Gundogan.

Marrëveshja e mesfushorit gjerman skadon në fund të muajit dhe ende nuk ka asnjë marrëveshje rreth rinovimit.

Përkundrazi, Gundogan ka më shumë gjasa të largohet drejt Barcelonës, e cila është e interesuar dhe për këtë ka folur edhe trajneri Guardiola.

“Ne jemi shumë të interesuar dhe ata janë gjithashtu shumë të interesuar”, ka thënë fillimisht Guardiola gjatë një turneu të golfit në Girona.

“Shpresoj që ai të qëndrojë me ne. Unë dua që ai të bëjë mirë dhe ne ende po luftojmë që ai të qëndrojë me ne”.

“Ai është një lojtar që do të përpiqemi ta mbajmë, duam që ai të qëndrojë, do të bëjmë gjithçka që mundemi, por ne e dimë që Barça e dëshiron gjithashtu atë”.

Pep gjithashtu bëri shaka për interesimin e trajnerit të Barçës, Xavi.

“Nëse e marrin atë, do të marrin një lojtar spektakolar. E di që Xavi po e thërret shumë. Nëse në fund vendos për Barçën, do t’i them ‘Gundos’ do të kaloni shumë mirë”, përfundoi trajneri i Cityt.

MARKETING