Besir Demiri dhe FC Shkupi ndajnë rrugët

Pas nj viti rikthim të FC Shkupi, Besir Demiri edhe zyrtarisht largohet nga Çairi. Klubi i futbollit Shkupi sot konfirmon lajmin e ”Sportmania” të dhënë disa ditë më parë, duke komunikuar mbylljen e kontratës me marrëveshje të dyanshme.
Kujtojmë se Demiri të Shkupi erdhi në korrikun e vitit të kaluar, ndërsa në sezonin që lamë pas ai kishte njëmbëdhjetë paraqitje, duke regjistruar një gol me fanellën e bardhebluve.