Sefer Emini: Ndaj Ukrainës të jemi më agresiv se kundërshtari

Sefer Emini: Ndaj Ukrainës të jemi më agresiv se kundërshtari

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut vijon përgatitjet për ndeshjen me Ukrainën që do ta luaj këtë të premte në kryeqendrën e vendit tonë. Të përzgjedhurit e seleksionuesit Bllagoja Milevski të kompletuar në grup, po kryejnë përgatitjet e fundit para kësaj sfide shumë të rëndësishme, pasi Ukraina shihet konkurenti kryesor i Maqedonisë në grupin kualifikues për në Europian. Për herë të parë në këto përgatitje është edhe Sefer Emini, i cili ka folur për ndeshjen me Ukrainën si dhe për atmosferën brenda grupit përfaqësueses.

Sefer Emini, reprezentues

“Ndjehem shumë i lumtur që jam pjesë e përfaqësues së Maqedonisë. Shpresoj të jap maksimumin në këto ndeshje nëse më jepet mundësia që të luaj. Ukrainën e kemi konkurent kryesor në grupin tonë dhe shpresoj që do të nxjerrim rezultat pozitiv. Me detyrat që na i jep stafi teknik dhe nëse i realizojmë ato në mënyrën më të mirë të mundshme, besoj që do të ia arrijmë. Na duhet shumë angazhim, vrapim dhe të jemi më shumë agresiv se kundërshtari”.

Maqedonia ndeshjen ndaj Ukrainës do ta luajë të premten në arenën “Todor Proeski”, duke nisur nga ora 20:45. Ndërkohë tre ditë më vonë do të zhvillojë transfertën ndaj favoritëve të Anglisë në Mançester.

MARKETING