Pësoi dëmtim në finalen e Champions League, De Bruyne mund të mungojë gjatë

Pësoi dëmtim në finalen e Champions League, De Bruyne mund të mungojë gjatë

Kevin De Bruyne u zëvendësua nga Phil Foden në minutën e 36-të të finales së Ligës së Kampionëve pasi belgu u lëndua. Mesfushori 31-vjeçar thuhet se ka këputje në tendinë dhe rikuperimi i tij mund të zgjasë deri në tre muaj, kështu që lojtarit pritet të humbasë parasezonin e Manchester Cityt dhe madje edhe fillimin e edicionit të ardhshëm.
Në këto kushte, de Bruyne nuk do luante dot ndaj Arsenalit më 6 gusht në Community Shield dhe Superkupën e Evropës ndaj Sevillas, takim që do luhet me 16 gusht.
“Kam luftuar me këtë problem për dy muaj, që nga ndeshja jashtë fushe kundër Bayern Munichut. Kam humbur mjaft ndeshje” – tha ai pas sfidës me Interin, duke pranuar se ka luajtur në këtë sezon edhe dëmtuar.

MARKETING