Pep Guardiola paralajmëron Realin: Jemi 13 tituj larg, po vijmë për ju

Pep Guardiola paralajmëron Realin: Jemi 13 tituj larg, po vijmë për ju

Manchester City ka arritur më në fund ta fitojë titullin e shumëkërkuar të Ligës së Kampionëve.

“Citizens” triumfuan minimalisht 1:0 në finalen ndaj Interit.
E në konferencën për media pas ndeshjes, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola paralajmëroi Real Madridin.

“Kujdes Real Madrid, jemi 13 Liga të Kampionëve larg, po vijmë për ju. Jemi rrugës. Nëse flini gjumë pak, do t’ju zëmë”, tha Guardiola pas triumfit.

MARKETING