(VIDEO) Mariçiq: Grupe pune me VMRO-në për ndryshimet kushtetuese
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në vizitën e tij në “Auditori”, ka theksuar se kryeministri Dimitar Kovaçevski ka qëndrim të qartë dhe ofertë për opozitën që, menjëherë të votohet për nevojën e hapjes së Kushtetutës, pastaj të formimit një Qeveri në të cilën do të marrë pjesë edhe opozita dhe më pas të përfundojë procesi i ndryshimeve kushtetuese dhe të përfundojë faza e shqyrtimit. Mariçiq madje tha se janë gati të formojnë grupe punuese me opozitën për të zbatuar idenë e ndryshimeve kushtetuese.
BOJAN MARIÇIQ,ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EVROPIANE
“Sot opozita po tërhiqet disi nga qëndrimi se është pro ndryshimeve kushtetuese, ndryshe nga dje. Jemi të gatshëm që menjëherë të formojmë grupe punuese dhe ekipe për ta zbatuar këtë ide”.
Ai shtoi se qeveria është e gatshme të inicojë një ligj për negociatat me BE-në, në mënyrë që të gjithë të jenë të sigurt se nuk do të cenohet identiteti.
BOJAN MARIÇIQ,ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EVROPIANE
“VMRO-DPMNE nuk duhet të refuzojë dorën e ofruar për bashkëpunim, ne tashmë do të hynim në komunikim , nëse mund të vazhdohet me takimet, nuk duhet të jenë në nivelin më të lartë, por takime të çfarëdo niveli”.
Ai më tej ka deklaruar se dora e ofruar është bujare nga të gjitha partitë, sepse sipas Mariçiqit VMRO-DPMNE nuk ka pse të mos votojë për amendamentet kushtetuese që i duhet vendin aq shumë.
Samir Mustafa /SHENJA/