(VIDEO) Kalisi: Reagimet e ndërkombëtareve po krijojnë paqartësi

(VIDEO) Kalisi: Reagimet e ndërkombëtareve po krijojnë paqartësi

Në emision javor “Intervistë në Shenja”,  është folur për zhvillimet e fundit në Kosovë, ku mysafirë ishin, analistët  politik nga Kosova, Mehmet Kalisi dhe Xhevdet Pozhari.

Analisti Mehmet Kalisi tha se e gjithë kjo situatë në Kosovë ka qenë qëllim  i Presidentit të Sërbisë, Aleksandër  Vuçiqit, që nëpërmjet bojkotit të shkaktojë trazira në këtë pjesë dhe të fitojë pikë politike brenda Serbisë.  Ai gjithashtu  tha se Lista Serbe nëpërmjet disa strukturave kriminale kontrollon vullnetin e serbëve në pjesën e veriut. Kalisi theksiu  se serbët i bojkotuan zgjedhjet, duke marrë direktive direkt nga Beogradi.

MEHMET KALISI, ANALIST POLITIK

“Ata humbën katër komuna, të cilat kanë qenë nën menaxhim të kryetarëve serb, dhe në këto zgjedhje u zgjodhën katër shqiptar. Komuniteti ndërkombëtar pranoi rezultatin e këtyre zgjedhjeve, por në ndërkohë i dhanë rekomandime që kryetarët mos të futen në objektet, por punët t’i kryejnë nëpërmjet disa pjesëve. Qeveria e Kosovës nuk kishte rrugëdalje tjetër pos të zbatoj ligjin e Kosovës”.

Ndërkaq, sipas analistit Xhevdet Pozharit, presion po ushtrohet vetëm ndaj njërës palë, në këtë rast Kosovës. Ai madje ka bindjen se  gjithmonë kur ka fazë negociuese shtohet presioni dhe trysnia.

XHEVDET POZHARI, ANALIST POLITIK

“Por në këtë rast është e padrejtë ngase është duke u ushtruar vetëm ndaj njërës palë, që është e dukshme. Nëse i referohemi deklaratat e Escobarit që i patë në Kosovë dhe atyre në Serbi, renditen një sërë kërkesash përfshirë këtu edhe një autonomi më të theksuar për komunat veriore që të dorëzohet draft statusi, më pas ajo perigon në atë lidhjen e tentakulave të oktapodit, më pas kërkojnë që kryetarët dhe policia të tërhiqen nga objektet komunale, ato objekte kanë qenë në duart e klaneve të dirigjuar nga Vuçiqi”.

Pozhari tha see faktori ndërkombëtar nuk është mësuar që Kosovën ta shoh si pjesë problematike, sipas tij, kur është dhënë një urdhër është dashur të zbatohet.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING