Osmani: BDI e gatshme të del nga Qeveria, nëse VMRO mbështet ndryshimet kushtetuese
Pas deklaratës së kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski se partia e tij, është e gatshme të hyjë në Qeveri me LSDM-në dhe partitë tjera, por pa BDI-në, në rrjetin social facebook, ka reaguar zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani. Ai ka shkruar se BDI është e gatshme të mbështesë një Qeveri pa BDI-në deri në zgjedhje, por siç ka shkruar Osmani, nëse opozita i përkrah ndryshimet kushtetuese të cilat duhet të hyjnë në fuqi para formimit të asaj qeverie.
Osmani gjithashtu ka theksuar se “E ardhmja evropiane e qytetarëve është e para”.