Kryetari i Kuvendit Xhaferi e priti ambasadorin e sapoemëruar polak Gzheliq

Kryetari i Kuvendit Xhaferi e priti ambasadorin e sapoemëruar polak Gzheliq

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, e priti në vizitë ambasadorin e sapoemëruar Republikës së Polonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.T. Kshishtof Gzhelçik.

Në takim u bë fjalë për marrëdhëniet bilaterale, për situatën në vend, në rajon dhe më gjerë, për ndarjen e vlerave dhe qëndrimeve të njëjta për çështje të caktuara, si edhe për mundësitë për zhvillimin e mëtejmë dhe për dinamizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy parlamenteve.

“Kryetari Xhaferi theksoi se agresioni i Federatës Ruse mbi Ukrainën paraqet sfidë të papritur për Poloninë si fqinji i parë, duke potencuar se kontributi i Polonisë është i pranuar dhe i mirëpritur. Ai e përshëndeti edhe mbështetjen e Republikës së Polonisë për vendin tonë në raport me anëtarësimin tonë në NATO dhe për procesin eurointegrues, me ç’rast, ambasadori Gzhelçik tha se Polonia është një nga vendet që dëshiron që Maqedonia e Veriut sa më shpejtë të bëhet anëtare e BE-së”, njoftuan nga kabineti i kryetarit të Kuvendit, Xhaferi.

Në fund të takimit, të dy bashkëbiseduesit konstatuan se marrëdhëniet e ndërsjella bilaterale mund të pasurohen edhe me shumë përmbajtje të reja me interes të ndërsjellë.

MARKETING