Përfaqësues të organizatave ndërkombëtare gazetareske do t’i prezantojnë vlerësimet për të drejtat dhe sigurinë e gazetarëve

Përfaqësues të organizatave ndërkombëtare gazetareske do t’i prezantojnë vlerësimet për të drejtat dhe sigurinë e gazetarëve

Përfaqësues të pesë organizatave ndërkombëtare gazetareske dhe organizatave mediatike në konferencë për media do t’i prezantojnë vlerësimet e tyre nga vizita disaditore në Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) me ftesë të kryetarit të shoqatës, Mlladen Çadikovski.

Në konferencën për media do të flasin kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski, bashkë me Ricardo Gutierrez, Albana Shala, Jamie Wiseman, Laurens Hueting, Massimo Moratti të cilët gjatë ditëve të kaluara janë në Shkup me ftesë të SHGM-së.

“Ky aktivitet është në kuadër të misionit ‘Fact Finding’ qëllimi i të cilit është që të bëjë vlerësim për të drejtat dhe sigurinë e punonjësve mediatikë dhe pavarësinë e mediave. Ata do t’i prezantojnë pikëpamjet dhe rekomandimet e tyre, ndërsa janë paraparë edhe deklarata për mediat në fund të ngjarjes”, paralajmërojnë nga SHGM.

MARKETING