Zyrtare: Ardian Nuhiu merr drejtimin e Shkëndijës

Kampion me Shkëndijën në vitin 2011 dhe fitues i kampionatit dhe Kupës si trajner me Dritën e Gjilanit, Ardian Nuhiut i besohet bankina e kuqezinjëve.
Kryesia kuqezi dhe tekniku 44 vjeçar kanë firmosur kontratë 2 vjeçare, me çka Nuhiu edhe zyrtarisht fillon punën si trajner i Shkëndijës.
Nuhiu te Shkëndija vjen pasi drejtoi disa vite Dritën e Gjilanit me të cilët fitoi titullin kampion dhe Super Kupën, derisa kishte paraqitje pozitive edhe në Kupat e Evropës.
Stafi teknik i Shkëndijës do të kompletohet me fituesin Kupës së vendit tonë në sezonin e shkuar me Makedonija Gj.P., Muharrem Bajrami, që nënkupton se bankina kuqezi do të ketë teknikë të rinjë por me suksese e tituj të fituar në karrierat e tyre. Bajrami do të jetë asistent i parë i Nuhiut, ndërsa Andi Kulli do të jetë përgjegjës për vido analizat e ndeshjeve. Ivan Jovanovski mbetet trajner kondicional, ndërsa Seladin Mustafi vazhdon si trajner i portierëve.