(VIDEO) Foshnjat e porsalindura do të regjistrohen në mënyrë elektronike
Sot u promovua shërbimi i ri elektronik “regjistrimi i foshnjës së porsalindur në mënyrë elektronike”. Përmes platformës e-shërbimi, prindërit e fëmijëve të porsalindur do të kenë mundësi që të gjitha procedurat për nxjerrjen e certifikatës së lindjes ta bëjnë në mënyrë elektronike. Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Librave Amë, Emir Sulejmani, tha se ky projekt ka për qëllim lehtësimin e procedurave burokratike.
Emir Sulejmani, Drejtor i përgjishëm i Drejtorisë së Librave Amë
“Bëhet fjalë për e-shërbimin për regjistrimin e fëmijëve të porsalindur që në esencë do të lehtësojë maksimalisht këtë procedurë, ku prindërit nuk do të kenë nevojë të paraqiten në zyrat e drejtorisë sonë”
I pari i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, tha se certifikata e lindjes simbolizon fillimin e jetës së një personi, dhe është një shtyllë e identitetit të tyre ligjor.
Fatmir Mexhiti, ministër i Shëndetësisë
“Duke digjitalizuar certifikatat ne lehtësojmë shkëmbimin efikas të të dhënave, midis palëve të ndryshme të interesuar në sferat shëndetësore, arsimore, socilae, dhe ligjore”
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu gjatë promovimit të projektit digjital, tha se e ardhmja e vendit është digjitalizimi dhe se edhe më tej do të punojnë për digjitalizimin e administratës.
Linda Ebibi /SHENJA/