FC Shkupi prezanton mbrojtësin sllovak, Pinter

FC Shkupi prezanton mbrojtësin sllovak, Pinter

Michal Pinter është përforcin i ri për mbrojtjen e FC Shkupit.
Futbollisti 29 vjeçar në Çair vjen nga skuadra e kategorisë më të fortë sllovake, Zlate Moravce, ndërsa paralajmërohet nga shkupjanët të jetë një shtyllë e fortë për repartin defanziv.

Para se gjithash, ajo që dua të them se jam shumë i lumtur për mundësinë që më është dhënë të jem pjesë e skuadrës së Shkupit. Jam shumë i lumtur që gjendem këtu, shpresoj të kem shëndet dhe të jem në gjendje që të ndihmoj ekipin në mënyrën më të mirë me atë që di ta bëjë. Nuk kam luajtur futboll këtu do muajt e fundit, më ka munguar futbolli dhe jam duke pritur me padurim të filloj. Mezi po pres të nisi me stërvitjen e parë, kështu që le të fillojmë mbarë, është shprehur sllovaku Pinter.

Pinter gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me ekipin e Liptovsky. Gjatë karrierës së tij ka 195 paraqitje me 11 gola të shënuar dhe katër asistime.

Shkupi dhe Pinter kanë firmosur kontratë dy vjeçare, ndërsa ai tani më është nën urdhrat e trajnerit Cihat Arsllan, i cili beson se do të jetë një shtyllë e fortë e mbrojtjes së nënkampionëve të vendit.

MARKETING