Valon Et’hemi shkaku i lëndimit humb ndeshjet me Ukrainën dhe Anglinë

Edhe pse mori ftesë nga seleksionuesi i Maqedonisë së Veriut, Blagoja Milevski për ndeshjet eliminatore me Ukrainën në Shkup dhe Anglinë në Mançester, megjithatë shkaku i dëmtimit Valon Et’hemi nuk do të vihet në dispocizion për këto takime.
Sulmuesi i Istanbulsporit ka njoftuar stafin teknik se dëmtimi nuk i lejon të stërvitet ne ngarkesë maksimale dhe si pasojë nuk do të bashkohet me Maqedoninë në këto duele. Tetovari bëhet kështu emri i tretë te përfaqësuesja e Maqedonisë që do të mungojë në këto duele kualifikuese, pas dyshes sulmuese Bojan Miovski dhe Darko Çurlinov.