(VIDEO) Ambasadorja amerikane: Maqedonia e Veriut përballet me vendime të vështira

(VIDEO) Ambasadorja amerikane: Maqedonia e Veriut përballet me vendime të vështira

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë Bujar Osmani dhe ambasadorja amerikane në vend, Angela Ageler, sot në një video fjalim të përbashkët kanë uruar përvjetorin e dialogut strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës . Në fjalim, të dy rikonfirmuan angazhimin e tyre të përbashkët për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe mbështetjen e SHBA-së për proceset integruese evropiane të vendit. Dialogu strategjik, thotë Osmani, është një kthesë e rëndësishme në marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale mes dy vendeve.

BUJAR OSMANI, SHEF I DIPLOMACISË 

“Sot është dy qershori, kur shënojmë dy vjetorin e mbajtjes së dialogut strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), të cilin së bashku me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken e nisëm vitin e kaluar në Uashington. Dialogu strategjik është një moment historik i rëndësishëm në marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe dhe një hap logjik përpara pas gati 30 vjetësh nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, pas 15 vitesh partneritet strategjik dhe tre vjet aleancë të fortë në Aleancën e NATO-s”.

Ambasadorja amerikane, duke theksuar rëndësinë e dialogut strategjik, thekson se rruga e vendit drejt këtij momenti vendimtar nuk ishte e lehtë, duke shtuar se vendime të vështira janë përpara. Por SHBA-ja, thekson ajo, ka qenë dhe do të jetë gjithmonë mbështetësja jonë e vazhdueshme dhe miku më i madh.

ANGELA AGELER,AMBESDORE AMERIKANE NË VEND

“Përvjetori i dialogut strategjik është një mundësi për të reflektuar mbi më shumë se tre dekada të partneritetit amerikano-maqedonas, për atë që kemi arritur së bashku, si dhe për sfidat e përbashkëta që na presin. Rruga e vendit drejt këtij momenti vendimtar të historisë së tij nuk ka qenë e lehtë dhe vendime të vështira janë përpara. Por Shtetet e Bashkuara kanë qenë gjithmonë dhe do të jenë gjithmonë mbështetësi juaj i vazhdueshëm dhe miku më i madh. Ne do të jemi me ju krah për krah ndërsa arrini qëllimet tuaja për siguri, prosperitet dhe mundësi brenda komunitetit evropian”.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë Bujar Osmani theksoi se SHBA-të janë pjesë e historisë sonë që nga pavarësia e vendit dhe marrëdhëniet tona të ndërsjella po bëhen gjithnjë e më të forta. Medina Ajeti /SHENJA/ 

MARKETING