(VIDEO) Maqedonia e Veriut një prej vendeve me çmimet më të lira në Evropë

(VIDEO) Maqedonia e Veriut një prej vendeve me çmimet më të lira në Evropë

Maqedonia e Veriut është ndër vendet më të lira në Europë dhe lider për sa i përket çmimeve të ulëta në shumë kategori, sipas të dhënave të zyrës gjermane të statistikave “Destatis”. Кostoja e jetesës më e lirë është vetëm në Turqi. “Destatis” ka analizuar çmimet e ushqimeve, pijeve, duhanit, veshjeve, energjisë, transportit, argëtimit, hoteleve, restoranteve e të tjera dhe pothuajse në të gjitha kategoritë Maqedonia ofron çmimet më të ulëta.  Sipas “Destatis” Çmimet në Maqedoni janë 51% më të ulëta se ato në Gjermani.

Ushqimet dhe pijet joalkoolike janë 62% e mesatares në Gjermani, duke i bërë ato më të lirat në mesin e 40 vendeve evropiane. Këtu llogariten çmimet mesatare të bukës, mishit, peshkut, produkteve të qumështit dhe vezëve, vajit dhe produkteve të naftës. Çmimet e frutave, perimeve dhe patateve në Maqedoni janë deri tani më të lirat në Evropë. Për krahasim, në rajonin e Ballkanit, çmimet në Serbi janë në nivelin 86% të çmimeve gjermane, në Kroaci – 76%, në Greqi – 67%, dhe në Shqipëri 77%.

Cigaret dhe produktet e duhanit janë më të lira vetëm në Turqi. Çmimet e duhanit në Maqedoni janë pothuajse një e treta e çmimeve në shumicën e vendeve anëtare të BE-së dhe në krahasim me disa vende janë edhe pesë herë më të lira.

Turqit, polakët dhe rumunët paguajnë më pak për shpenzimet e telekomunikacionit sesa qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING