Penov: Beteja është që të pengohet rruga euroatlantike, të mos punohet asgjë!

Penov: Beteja është që të pengohet rruga euroatlantike, të mos punohet asgjë!

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov në emisionin “Intervistë në SHENJA”,  tha se mesazhi i parë që e kanë dërguar për ndërtimin e korridoreve do të jetë kilometri më i lirë që është bërë në Ballkan për autostrada. Por tha ai, ky lajm nuk u shpërnda si duhet dhe ishte nën hije nga lajmet tjera.

Ai tha se ne kemi hyrë në projektin një shoqëri për të gjithë, po flas ideologjik nuk arritëm t’i mposhtim kundërshtarët.

“Nuk i vendosëm themelet e asaj se çfarë donë të thotë një shoqëri për të gjithë. Shihni në çdo këndë ne kemi dyshime, a duhet të hyn ai në kushtetutë, pse pikërisht ai. Një shoqëri për të gjithë çfarë do të thotë? A duhet të kesh dilema për ta bërë këtë”, tha Penov.

Ai tha se dyshimet çdoherë janë të mirëseardhur që njeriu të mos humbet në një drejtim, por tani nuk është beteja me dyshimin por beteja është të pengohet rruga euroatlantike e vendit, të pengohet ndërtimi i autostradave.

“E tërë kjo atmosferë çfarë kërkon, ja dyshime për korrupsion do ta ndjekim projektin ku ka korrupsion, do t’i zbulojmë, ka prokurori, nëse kemi dyshim tek kjo prokurori do të vije ajo tjetra për disa vite, do t;i hap ato. Por ja tani, të kthehemi, ku të kthehemi. Është qëllimi të bllokohet gjithçka të mos punohet dhe të rrimë në vend”, u shpreh Penov.

MARKETING