Serbia njofton për dislokimin e ushtrisë në afërsi të Kosovës

Serbia njofton për dislokimin e ushtrisë në afërsi të Kosovës

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, deklaroi se deri në orën 14:00, do të përfundojë dislokimi i plotë i formacioneve ushtarake, në përputhje me urdhrin e presidentit Aleksandar Vuçiq, që nga e premtja ushtria të mbetet në gatishmëri luftarake, raportoi të hënën mediumi “Kontakt Plus Mitrovica”.

Ai deklaroi se njësitet janë të përgatitura për të ekzekutuar “çdo komandë, me shpresë për të gjetur një zgjidhje politike”.
“Unaza e KFOR-it më duket si një unazë që forcon mbrojtjen e Policisë së Kosovës…Sot ambasaodri amerikan në Prishtinë i quajti këta kryetarë të vetëshpallur, të zgjedhur nga zgjedhjet në kontejnerë, dy prej të cilëve u përgjigjeën, dy nga partia e Thaçit, e dy nga ajo e Kurtit”, deklaroi Vuçiq.

Ai shtoi se i takon politikës dhe diplomacisë të gjendet një zgjidhje.

Ministri serb shtoi se janë në komunikim me komandatin e KFOR-it.

MARKETING