Erdogan nga Ankaraja: Populli zgjodhi që ky shekull të jetë i Turqisë
Presidenti Rexhep Taip Erdogan, nga Ankara, tha se së bashku me popullin kanë ecur këtë rrugë ditë dhe natë, dhe se edhe njëherë populli u ka ofruar atyre fitoren. Ai pyeti popullin se a janë gati për dekadën e re.
“Rundi i dytë i zgjedhjeve, falë Zotit, pa asnjë problem është përfunduar. Sipas rezultateve jo zyrtare populli jonë na e dha të udhëheqim me shtetin edhe për 5 vitet e ardhshme. Do të falënderoj çdo pjesëtarë të popullit të cilët mendojnë se ne jemi të duhur për të udhëhequr me shtetin edhe në 5 vitet e ardhshme”, u shpreh Erdogan, raporton SHENJA.
Erdogan tha se këto zgjedhje kanë qenë më kritike, dhe se popullata ka zgjedhur “Shekullin e Turqisë”.
“Shumica e kuvendit janë dhënë Aleancës së Popullit. Pra, populli jonë poashtu ka dhënë verdiktin e fundit kur bëhet fjala për atë se kush do t’i udhëheq. Ne nuk jemi të vetmit të cilët kemi fituar, ka fituar Turqia dhe populli i saj”, tha Erdogan.